Dy shtylla e David godet një penallti qesharake: Lecce merr barazimin ndaj Juventus

Dy shtylla, një penallti e humbur, raste të pastra të shpërdoruara. Juventus dështon në sulmin për vendin e katërt, duke u ndalur në shtëpi nga Lecce. Golat: Banda në minutën e 46’, iu përgjigj McKennie në të 49’, më pas në minutën e 66’ Jonathan David ekzekutoi një penallti qesharake dhe ia lehtësoi pritjen Falcones.

Një gabim i kushton shumë shtrenjtë Juventus, që shpërdoron një paraqitje shumë të mirë dhe ndalet në barazimin 1-1 ndaj Lecce, e cila u tregua e zonja të shfrytëzonte në maksimum paraqitjen e saj mbrojtëse në “Stadium”. Ndryshimi taktik i teknikut Spalletti dhe kalimi në skemën 4-2-3-1 i vuri në vështirësi verdhekuqtë, por “Zonja e Vjetër” nuk arriti ta zhbllokojë ndeshjen dhe u ndëshkua në gabimin e parë: Cambiaso, praktikisht, i shërben Banda golin e avantazhit (46’ p.t.).

 

Në pjesën e dytë McKennie barazoi menjëherë (49’) dhe nisi rrethimi bardhezi, por Falcone është super dhe David gabon nga pika e bardhë (64’). I kotë fundi me pesë lojtarë ofensivë: Lecce ndal Juventus në një barazim zhgënjyes. Spalletti rrezikon të largohet nga zona Champions, pikë e artë për salentinët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top