Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të do ta “drejtojnë” Venezuelën derisa të ndodhë një tranzicion i duhur”.
“Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, tha ai.
Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të janë “gati” për të organizuar një sulm të dytë “dhe shumë më të madh” ndaj vendit nëse është e nevojshme. Ai tha se fillimisht ishin të përgatitur të bënin një “valë të dytë” dhe kishin supozuar se do të ishte e nevojshme, por duke pasur parasysh suksesin e sulmit të mbrëmshëm, ndoshta tani nuk do të ishte kështu.
“Pra, nuk duam të përfshihemi në ndërhyrjen e dikujt tjetër. Dhe kemi të njëjtën situatë që kemi pasur për periudhën e gjatë të viteve të fundit. Pra, ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, theksoi Trump.