Trump: Maduro dhe gruaja e tij ndodhen në një anije për në New York

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro dhe bashkëshortja e tij janë transferuar në një anije me destinacion New York-un.

Deklarata vjen disa orë pas një operacioni ushtarak në Karakas ku njësia speciale Delta e forcave amerikane arrestoj Maduron dhe bashkëshorten e tij. Trump konfirmoi se çifti presidencial ndodhet tashmë në rrugë drejt Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se operacioni kishte për qëllim të dërgonte një “mesazh në çdo drejtim”.

Sipas presidentit amerikan, Maduro u “kap në një vend që dukej më shumë si një fortesë sesa si një shtëpi”. Trump zbuloi gjithashtu se kishte folur me të rreth një javë më parë, duke sugjeruar se e kishte paralajmëruar edhe një herë që të largohej nga vendi.

Ai shtoi se e kishte ndjekur operacionin drejtpërdrejt nga Karakasi, duke e krahasuar atë me “një shfaqje televizive”. “Nëse e patë shpejtësinë, dhunën… ishte diçka e mahnitshme”, u shpreh Trump, duke shtuar se “asnjë vend tjetër në botë nuk mund ta bënte diçka të tillë”.

Presidenti amerikan iu referua edhe zhvillimeve të pritshme politike në Venezuelë, duke deklaruar se “do të shohim nëse Machado do të marrë përsipër presidencën e vendit”, ndërsa theksoi se “tani ata kanë një zëvendëspresident”. Ndërkohë, Donald Trump nuk i ka fshehur planet e tij lidhur me pasuritë natyrore të Venezuelës, duke deklaruar se “Shtetet e Bashkuara do të përfshihen drejtpërdrejt dhe në mënyrë aktive në naftën e vendit”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top