Ukraina reagon pas kapjes së Maduros nga SHBA: Ne s’ia kemi njohur legjitimitetin pas zgjedhjeve të manipuluara

Kreu i diplomacisë ukrainase, Andrii Sybiha, ka reaguar pas sulmit të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjes së Maduros.

Ai ka thënë se Ukraina në vazhdimësi ka mbrojtur të drejtën e kombeve për të jetuar të lira e pa diktaturë, megjithatë shton se regjimi i Maduros i ka shkelur këto parime.

Sybiha ka potencuar se Ukraina nuk e ka njohur legjitimitetin e Maduros pas zgjedhjeve të manipuluara dhe pas dhunës ndaj protestuesve.

“Populli i Venezuelës duhet të ketë mundësinë për një jetë normale, siguri, prosperitet dhe dinjitet njerëzor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e tyre për këtë normalitet, respekt dhe liri. Ne qëndrojmë për zhvillime të mëtejshme në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke i dhënë përparësi demokracisë, të drejtave të njeriut dhe interesave të qytetarëve të Venezuelës.”, ka shkruar ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top