SHBA zbardh akuzat ndaj Maduros/ Terrorizëm, trafik droge e armësh

Prokurorja e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, ka zbardhur akuzat ndaj Presidentit te Venezuelës, Nicolas Maduro. Ky i fundit është paditur penalisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut nën akuza të rënda që lidhen me trafik droge dhe armësh.

Bondi tha se Maduro akuzohet për “komplot për narko-terrorizëm, komplot për importimin e kokainës në Shtetet e Bashkuara, si dhe posedim të mitralozëve dhe mjeteve shpërthyese”. Prokurorja e Pergjithshme theksoi se këto veprime janë konsideruar si të drejtuara kundër SHBA-së.

Pamela Bondi u ndal edhe tek bashkëshortja e presidentit venezuelian, Cilia Flores, duke deklaruar se edhe ajo do të përballet me drejtësinë amerikane në territorin e SHBA-ve.

Bondi falënderoi forcat e armatosura amerikane për operacionin që, çoi në kapjen e dy personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, duke e cilësuar misionin si të suksesshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top