Sasa largohet nga Big Brother VIP Kosova 4 për arsye shëndetësore

Banorja Saranda Hoda, e njohur si Sasa, është larguar nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke u bërë banorja e radhës që i jep fund rrugëtimit të saj në këtë format.

 


Sasa ka lënë shtëpinë me vetëdëshirë, duke sqaruar se vendimi i saj lidhet me arsye shëndetësore. Ajo ka bërë të ditur se gjatë muajit janar duhet të kryejë disa vizita mjekësore jashtë Kosovës, të cilat i ka të planifikuara prej kohësh.

 

Gjatë deklarimit të saj, Sasa theksoi se nuk e ndiente më veten plotësisht prezente dhe e përfshirë në dinamikën e lojës brenda shtëpisë, çka e shtyu të marrë vendimin për t’u tërhequr nga gara.

 

“E ndjeva që nuk jam më këtu me mendje dhe me shpirt, ndaj vendosa të largohem vetë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se shëndeti dhe mirëqenia personale kanë qenë prioritet mbi vazhdimin e lojës.

Largimi i saj është pritur me reagime të ndryshme nga banorët dhe publiku, ndërsa produksioni e ka respektuar vendimin e marrë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top