Venezuela e konfirmon: Forcat amerikane kapën Maduron dhe gruan e tij

Venezuela ka konfirmuar se forcat speciale amerikane Delta kanë kapur presidentin e këtij vendi dhe bashkëshorten e tij.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha se qeveria nuk e di vendndodhjen e Presidentit Maduro ose Zonjës së Parë, Cilia Flores.

Ajo shtoi se qeveria kërkoi “prova të menjëhershme të jetës” për të dy.

Kurse ministri i Mbrojtjes i Venezuelës ka njoftuar një mobilizim të menjëhershëm të forcave ushtarake në të gjithë vendin.

Duke folur në spanjisht në një video-adresim, Vladimir Padrino López bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë “agresionit më të keq” ndonjëherë kundër Venezuelës, duke shtuar se Venezuela po ndiqte “urdhrat e Maduros” që të gjitha forcat e armatosura të mobilizoheshin.

“Ata na kanë sulmuar, por nuk do të na nënshtrojnë”, tha ministri i Mbrojtjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top