Qipro merr presidencën e BE’së, prioritet forcimi i autonomisë europiane

Qiproja do të marrë për herë të dytë drejtimin e Presidencës së Këshillit Europian, këtë herë si pjesë e një tresheje presidenciale me Poloninë dhe Danimarkën, transmeton Gazeta Metro.

Nën sloganin “Një Bashkim autonom i hapur ndaj botës”, autoritetet qipriote kanë bërë të ditur se prioriteti kryesor i presidencës do të jetë forcimi i autonomisë europiane, derisa theksuan se Qiproja se do të sjellë “një qasje të re në tryezë” me fillimin e presidencës së saj.

Ministri i Jashtëm i Qipros, Constantinos Kombos, theksoi se edhe pse Qiproja është një nga shtetet më të vogla anëtare, ajo synon ta ushtrojë mandatin me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë.

“Ne besojmë se shtetet e vogla kanë shumë për të ofruar në këto lloj situatash”, tha Kombos. “Është një mentalitet shumë i ndryshëm që dikush mund të sjellë në tryezë, një qasje e ndryshme. Si një shtet i vogël, ne jemi të përkushtuar. Ne nuk e shohim presidencën si diçka që duhet të bëjmë; ne duam ta bëjmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Ai theksoi se Bashkimi Europian do të vazhdojë ta mbajë fokusin te Ukraina, duke kujtuar se Qiproja e kupton mirë peshën e pushtimeve, më shumë se pesë dekada pas pushtimit turk të ishullit.

Nga ana e saj, Presidenca qipriote bëri të ditur se synon të forcojë rolin e BE-së si aktor global dhe ta avancojë procesin e zgjerimit.

“Kjo përpjekje fillon me vetë Unionin. Nga Ukraina dhe Moldavia te partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, në përputhje me kushtëzimin e vendosur strikt dhe të drejtë. Zgjerimi ka të bëjë me kompletimin e një vizioni një vizion që bashkon Europën dhe zgjeron hapësirën e paqes, demokracisë, sigurisë dhe stabilitetit. Zgjerimi ka provuar të jetë një nga mjetet më transformuese të BE-së, duke përfshirë edhe brenda vendeve kandidate, duke reflektuar gatishmërinë e tyre për të reformuar dhe për të zgjidhur problemet e vjetra me fqinjët e tyre bazuar në ligjin, vlerat dhe parimet europiane. Zgjerimi në thelb përfaqëson një investim strategjik në të ardhmen e Europës. Presidenca e Qipros është e përkushtuar fuqimisht për të çuar përpara agjendën e zgjerimit në një mënyrë të besueshme, duke dhënë rezultate të prekshme në një proces të bazuar në meritë”, deklaroi Presidenca qipriote.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top