Will Smith paditet për ngacmim seksual nga një burrë

Violinisti, Brian King Joseph, ka paditur Will Smith dhe kompaninë e tij për ngacmim seksual, duke pretenduar gjithashtu se është shkarkuar nga detyra në mënyrë të padrejtë dhe për hakmarrje.

Sipas padisë së dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, Smith “ka punuar qëllimisht për të manipuluar zotin Joseph për shfrytëzim seksual” pasi e ftoi violinistin të bashkohej me turneun e tij në nëntor të 2024-ës.

Në padi përshkruhet një seri ngjarjesh të ndodhura në mars të vitit të shkuar gjatë turneut, ku Joseph pretendon se zbuloi se dikush kishte hyrë në dhomën e tij të hotelit në Las Vegas.

Në dëshminë e tij përfshihej edhe një shënim i shkruar me dorë:

“Brian, do të kthehem… vetëm ne,” me një zemër të vizatuar dhe nënshkruar “Stone F”, si dhe objekte të tjera të çuditshme si lecka, një shishe birre, një çantë të kuqe, një shishe ilaçi për trajtimin e HIV me emrin e një personi tjetër, një vëth dhe dokumente të daljes nga spitali që nuk i përkisnin Joseph-it.

Joseph pretendon se kishte frikë se një person i panjohur do të kthehej në dhomë për të kryer akte seksuale me të.

Pas këtyre lajmeve, avokati i Smith reagoi për PEOPLE, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat.

“Akuzat e zotit Joseph kundër klientit tonë janë të rreme, pa bazë dhe të pakujdesshme. Ne i mohojmë kategorikisht dhe do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të trajtuar këto pretendime dhe për të nxjerrë të vërtetën në dritë.”

Sipas padisë, Joseph raportoi incidentin tek stafi i hotelit, policia e më pas tek ekipi i menaxhimit të turneut. Pas kësaj, një anëtar i stafit e hoqi nga puna.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top