Humb jetën polici me bashkëshorten, detaje nga aksidenti në aksin Lezhë–Shkodër

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Lezhë-Shkodër.

Nga përplasja e dy automjeteve në fshatin Gocaj kanë humbur jetën një efektiv i Policisë së Shtetit dhe bashkëshortja e tij.

Sipas burimeve, viktimat janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini.

Për nxjerrjen e trupave nga automjetet e aksidentuara kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nga burime ende të pakonfirmuara bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur edhe një grua dhe një vajzë, të cilat janë transportuar për ndihmë mjekësore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top