Sabiani, konkurrenti më i ri i “Big Brother Vip”

Sabiani ditën e djeshme u fut në shtëpinë e Big Brother për të takuar vajzën e tij Keisin. Gjatë takimit ai i shprehu zhgënjimin e tij për raportin me Kristin.

“Tek ti gjithmonë kam pasur besim. Çfarë më the kur ike. Ti këtu nuk di asgjë. Më kë mërzitur shumë. Unë u çmenda.Ta kanë punuar të tjerët. Pse o bab, pse? Si të ka rritur babi? Ti je princeshë! Princin do ta zgjedhësh me durim.

Tani nuk kam më besim tek ti. Ma theve besimin. Ti erdhe e vetme këtu, si të porositi babi? Rrëshkite, nuk ke pse bëhesh pre e askujt.
Ki besim tek mendimet e babit. Ti e di që unë jap jetën për ty? Unë të kam rritur 22 vite, unë e di çfarë kam hequr mbrapa teje,”-u shpreh këngëtari.

Pas takimit, Arbana suprizoi Keisin dhe publikun duke e prezentuar Sabiani si konkurrentin më të ri të “BBV”. Ai u fut në shtëpi për të takuar banorët dhe u ul mes vajzës së tij dhe Kristit, ndërsa konkurrentët dhe publiku shpërthyen në të qeshura.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top