Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët deklaroi se paga e mjekëve dhe e infermierëve do të rritet, madje do të njihet dhe vjetërsia e punës. Ai tha se në QSUT nuk do të lejohen më parkimet, përveç atyre spitalore.
“Paga për mjekët do të rritet 135 euro të tjera. Po kolaudohet godina tjetër e Mbretëresha Geraldinë. Është ndërtuar spitali i Kardiologjisë në QSUT. Është rindërtuar spitali i Peqinit. Të gjitha makinat nga territori i QSUT do të hiqen, do të bëhet park. Të gjitha automjetet, përveç atyre të punës, do të kenë vendin e tyre në këtë parkim të madh multifunksional të qendrës. Ka nisur rindërtimi i spitalit të plastikës. Ndërtimi i qendrës back-up në Vlorë. Ndërtimi i disa pavionëve.”, tha ai.