Zelensky: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa mbështetjen e SHBA-së!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk mund të fitojë luftën pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, duke shprehur bindjen se Donald Trump po punon për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Duke i cilësuar si “gënjeshtra klasike ruse” raportimet për një sulm të dyshuar me 91 dronë ndaj një rezidence të presidentit rus Vladimir Putin, Zelensky theksoi se nuk i beson udhëheqësit të Kremlinit.

“Nuk besoj se ai dëshiron paqen. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për presionin e Trump përmes sanksioneve dhe dialogut,” u shpreh presidenti ukrainas.

Sipas Zelenskyt, çështja kryesore për arritjen e paqes mbetet ajo e territoreve që Rusia synon të aneksojë.

“Këto territore janë nyja kryesore që duhet zgjidhur. Në këtë pikë, qëndrimet tona janë të ndryshme nga ato të Rusisë, por jo nga ato të Shteteve të Bashkuara. Donald Trump po përpiqet të gjejë një kompromis,” tha ai.

Zelensky nënvizoi se Ukraina nuk mund të tërhiqet nga këto zona, duke theksuar se një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. “Nuk mund të largohemi thjesht, sepse atje jetojnë rreth 300 mijë njerëz,” përfundoi presidenti ukrainas.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top