Qindra banorë të Vlorës kanë rrethuar gjatë mbrëmjes së sotme teatrin Petro Marko, aty ku bashkia po festonte për festat e fundvitit, dhe më pas kanë hapur me dhunë portën e teatrit, janë futur brenda duke bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë.
“Poshtë qeveria”, “Poshtë qeveria” – thërrasin mes të tjerash protestusit.
“Duam ujë”, përsërisin protestuesit vlonjatë.
Ata kanë pushtuar sallën duke bërë thirrje që të vijë ti takojë kryetarja e bashkisë.