Bebe Rexha e vetmuar për Krishtlindje, operacioni për t’ja gjetur fansat një burrë s’po ndezë

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një seri fotografish festive në Instagram, ku shfaqet me një paraqitje elegante dhe provokuese njëkohësisht.

Në imazhet e shpërndara, artistja shfaqet e veshur me një kostum të bardhë, të kombinuar me detaje luksoze prej gëzofi, duke krijuar një stil që përçon elegancë, sensualitet dhe atmosferë dimërore.

Në njërin prej postimeve, Rexha ka shtuar edhe një mbishkrim me nota humori, duke shkruar: “Santa didn’t bring me anyone. Still single (Ende beqare, Santa nuk më solli ndonjë këtë vit)”, një koment që u prit me reagime të shumta nga ndjekësit e saj.

Fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje brenda një kohe të shkurtër, duke dëshmuar edhe një herë ndikimin e madh që Bebe Rexha ka në rrjetet sociale, si dhe aftësinë e saj për të kombinuar muzikën, stilin dhe personalitetin në mënyrë autentike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top