Edon Zhegrova ishte protagonist në fitoren e Juventusit ndaj Pisës, duke hyrë në lojë nga stoli në minutën e 60-të dhe duke pasur rol kyç në suksesin e bardhezinjve.
Pas ndeshjes, reprezentuesi i Kosovës reagoi në rrjetet sociale, ku në postimin e tij në Instagram shkroi: “Kështu mbyllet viti”, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagët #finoallafineforzajuventus, #sempre dhe #win2026, shkruan Gazeta Express.
Mesazhi i Zhegrovës është pritur me entuziazëm nga tifozët e Juventusit, të cilët e kanë vlerësuar paraqitjen e tij si vendimtare dhe shenjë pozitive për vazhdimin e sezonit.