Bebe Rexha ka nënshkruar se fundmi një marrëveshje të re me Timeline Management.
Artistja e nominuar për çmimin Grammy ka publikuar deri tani tre albume studio dhe ka bashkëpunuar me një sërë emrash të njohur nga zhanre të ndryshme, përfshirë The Chainsmokers, Pete Wentz, Nicki Minaj, Lil Wayne, Louis Tomlinson, Florida Georgia Line dhe Sam Hunt.
“Bebe është një artiste e rrallë, që vjen një herë në brez dhe që ka ndikuar vazhdimisht në kulturën muzikore, si përmes performancës së saj të padiskutueshme ashtu edhe si autore hitesh,” u shpreh Alexis Fisher, CEO i Timeline Management, në deklaratën zyrtare për nënshkrimin.
“Guximi i saj kreativ dhe vizioni i qartë e dallojnë nga të tjerët, ndërsa ajo mbetet një nga emrat më të suksesshëm të pop-it. Jemi jashtëzakonisht të emocionuar ta mirëpresim Bebe Rexhën në familjen e Timeline Management dhe të bashkëpunojmë me të në këtë kapitull të ri dhe të jashtëzakonshëm të karrierës së saj.”
Pas publikimit të albumit “Bebe”, këngëtarja u nis në turneun “Best F*n Night of My Life Tour” gjatë vitit 2023, duke performuar në disa qytete. Sipas burimeve, Bebe Rexha pritet të publikojë projekte të reja muzikore shumë së shpejti.