Në Arenën Garibaldi të Pizës, Juventus në pjesën e dytë arriti të kalonte në avantazh falë golit të Kalulu, i cili çau mbrojtjen solide të vendasve. Kjo situatë e detyroi menjëherë trajnerin e Pizës, Alberto Gilardino, të ndryshonte diçka duke tentuar gjithçka për gjithçka, duke futur lojtarë ofensivë si Louis Thomas Buffon.
Djali i Gigi Buffon – ish-portier, kapiten dhe lider i Juventus dhe i Kombëtares italiane – i lindur nga martesa me showgirlen dhe aktoren Alena Seredova, u hodh në fushë në minutën e 84-t për të provuar barazimin ndaj ekipit të teknikut Spalletti. Një moment që nëna e tij, Alena, nuk donte ta humbiste. Seredova, e kapur nga kamerat në tribunë, u filmua duke biseduar me dikë dhe më pas, papritur, nxori smartfonin e saj rozë.

Alena Seredova mbajti telefonin në dorë pa lëvizur, duke mos dashur të humbiste asnjë sekondë nga ai moment. Ajo e filmoi djalin që nga çasti kur arbitri i katërt ngriti tabelën elektronike, deri në momentin kur Louis Thomas shkelu fushën. Të shihje Buffon përballë Juventus nuk është diçka e zakonshme. Një goditje emocionale edhe për tifozët bardhezinj, të cilët panë djalin e një prej flamujve të klubit të veshur me një fanellë tjetër përballë “Zonjës së Vjetër”.
Buffon ka zgjedhur të përfaqësojë Republikën Çeke, vendin e origjinës së nënës së tij. Së fundmi, pas dy tripletave të shënuara me përfaqësuesen çeke U-19 kundër Azerbajxhanit dhe Irlandës së Veriut, Seredova kishte deklaruar: “I uroj të arrijë të mos ua vërë veshin fare komenteve budallaqe që lexoj nën çdo artikull. E di nga përvoja ime, por në atë moshë… njerëzit mund të jenë vërtet të këqij. Nuk i referohem aq çekëve, por sidomos italianëve. Me shumë gjasa shkruajnë kështu sepse ka zgjedhur Çekinë”.