Osimhen provokon trajnerin e Tunizisë pas golit: dënohet menjëherë në Kupën e Afrikës

Nigeria ka humbur edhe këtë herë kualifikimin për Botëror dhe për këtë arsye ka edhe më shumë dëshirë për të fituar Kupën e Afrikës. Skuadra është shumë e fortë dhe Osimhen është simboli i saj. Ish-sulmuesi i Napolit ka shënuar edhe në ndeshjen e vështirë kundër Tunizisë, por pas golit ka provokuar pankinën e kundërshtarëve dhe për këtë arsye është ndëshkuar me karton të verdhë.

Fjalët e teknikut Trabelsi për Osimhen
Mes Nigerisë dhe Tunizisë nuk ishte në lojë kualifikimi, por vendi i parë në grup – pasi ekipet e tjera janë shumë të dobëta për t’i kërcënuar. Dhe dihet: fitoret sjellin fitore. Në prag të ndeshjes, trajneri i Tunizisë, Sami Trabelsi, kishte deklaruar se do të bënte gjithçka për të neutralizuar Victor Osimhen, rrezikun numër një të Super Eagles. Me vetëbesim të tepruar kishte thënë: “Do të përpiqem ta nxjerr jashtë loje”.

Në një farë mënyre kishte të drejtë, por ato fjalë e prekën në sedër sulmuesin e Galatasaray, i cili e rriti dukshëm dëshirën për të shënuar.

Gol dhe karton i verdhë për Osimhen
Kështu, kur në minutën e 44-t Osimhen u ngrit më lart se të gjithë për golin e 1-0, duke shfrytëzuar një asist fantastik të Lookman, shpërtheu gjithë zemërimi i bomberit. Pas golit ndaj portierit të “Shqiponjave të Kartagjenës” (pseudonimi i përfaqësueses tuniziane), ai iu drejtua me qëndrim provokues pankinës së Tunizisë dhe veçanërisht trajnerit Trabelsi, i cili e përjetoi dyfish hidhur situatën.

Sjellja e sulmuesit u konsiderua provokuese nga arbitri, i cili nuk hezitoi të nxirrte kartonin e verdhë për Osimhen, që përfundoi menjëherë edhe në listën e lojtarëve të ndëshkuar për një gjest që nuk duhej bërë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top