ARSENAL 2-1 BRIGHTON
Turn i ri i Premier League, fitore e re për Arsenal. Skuadra e teknikut Arteta fiton 2-1 ndaj Brighton në “Emirates”, ku rezultatin e zhbllokon Odegaard në minutën e 14’, i shërbyer nga Saka. Autogoli i Rutter i lejon më pas Gunners të dyfishojnë, përpara se Gomez të shënojë golin për Seagulls në minutën e 64’. Londinezët ngjiten kështu në 42 pikë, gjithmonë në krye të renditjes, të ndjekur në -2 nga Manchester City.
NOTTINGHAM FOREST 1-2 MANCHESTER CITY
Sky Blues mposhtin 2-1 Nottingham Forest në “City Ground” dhe mbeten në ndjekje të Arsenal: ish-lojtari i Milan, Reijnders, hap serinë e golave në minutën e 48’ me asist të Cherki, ndërsa Hutchinson barazon në minutën e 54’ për Garibaldi Reds, përpara golit vendimtar të shënuar nga një Cherki i zjarrtë në minutën e 83’.
LIVERPOOL 2-1 WOLVES
Fitore merr edhe Liverpool, që triumfon 2-1 ndaj Wolverhampton në “Anfield”. Në ndeshjen e kujtimit emocional për Diogo Jota, lojtar që ka veshur fanellat e të dy klubeve, është Gravenberch ai që kalon Reds në avantazh në minutën e 41’, me asist nga Frimpong. Një minutë më pas Wirtz shënon golin e tij të parë në Premier League dhe dyfishon për vendasit, ndërsa Bueno ngushton shifrat për Wolves në minutën e 52’: Ujqërit pësojnë humbjen e radhës dhe mbeten të fundit me vetëm 2 pikë.
NDESHJET E TJERA
Brentford fiton 4-1 ndaj Bournemouth në “Community Stadium”, falë tripletës së një Schade fenomenal (7’, 51’ dhe 96’) dhe autogolit të Petrovic (39’): për Cherries nuk mjafton goli me thembër i Semenyo (75’). Fulham fiton derbin londinez ndaj West Ham: në “London Stadium” përfundon 1-0 për Cottagers, me goditjen me kokë vendimtare të Jimenez në minutën e 85’. Barazim pa gola 0-0 në “Turf Moor” mes Burnley dhe Everton. Armando Broja u preferua nga minuta e pare, por shkodrani nuk mundi ti bëjë keq ish-skuadrës së tij. Sulmuesi i Kombëtares u zëvendësua nga Flemming në minutën e 88’.