Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja 8.27% deri në 11.00, mungesë energjie në 6 qendra

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë. Procesi i votimit zhvillohet në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00. Zgjedhjet monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa rezultatet e para priten para orës 20:00.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në 6 qendra votimi në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan.

Ai shtoi se komisionet komunale të zgjedhjeve i kanë njoftuar autoritetet përgjegjëse për këto probleme dhe se ato tashmë janë zgjidhur.

Radoniqi i bëri komentet në konferencën për media të orës 11:30, kur edhe njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ishte 8.27 për qind.

“Nga të dhënat që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 165.404 votues apo 8.27%. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet në shkurt kishin votuar 169.650 votues”, – tha Radoniqi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top