Voton Lumir Abdixhiku: Zgjidhni dikë për stabilitet, larg nga bllokada dhe përçarja

Në Kosovë ka votuar Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, njëherësh edhe kandidat për Kryeministër. Pas votimit ai tha se kjo ditë e zgjedhjeve është më e rëndësishmja e demokracisë.

Abdixhiku u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për një zhvillim dhe stabilitet dhe jo për një bllokadë e përçarje që sipas tij përcolli vendin gjatë viteve të fundit.

“Më lejoni t’iu uroj në këtë ditë ku vendimmarrja i kthehet sovranit qytetarit, është ditë e mirë, e mbarë dhe të shpresojmë që në vazhdimësi gjithë procesi i votimit do të shkojë mbarë e mirë.

Uroj që qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme që përcakton fatin e 4 viteve të ardhshme, të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, të ardhme euroatlantike e të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar në këto vite”, – tha Abdixhiku, pas votimit i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top