Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen në këtë vend. Ai i ftoi qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën për votim duke i falënderuar për pjesëmarrjen në fushatë. Ai tha se beson që pjesëmarrja në votim do të jetë masive, dhe se kjo reflektohet në cilësinë e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e tyre.
Kurti foli edhe për çështjen e koalicionit, duke thënë se ai që ishte refuzuar, është rezultat i zgjedhjeve që po mbahen sot.
“Unë kam ofruar koalicion në prillin edhe majin e këtij viti. Sot jemi në zgjedhjet e parakohëshme pikërisht sepse u refuzuan koalicionet. Të jemi më të qartë meqenëse koalicioni dështoi pa fajin tonë”, tha ai.
“Sapo votova këtu në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, për legjislaturën e 10 të Kosovës sot është një ditë edhe e bukur e edhe e rëndësishme i ftojë të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën dhe uroj dhe besoj punojmë që legjislatura e 10 të konstituoet sa më shpejt dhe ta formojmë qeverinë sa më shpejt. Shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive sepse ndikon edhe në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve” – tha më herët Kurti.