Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë

Ambasadat e Kosovës në Berlin, Paris dhe Bruksel kanë nisur procesin e votimit, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat do të mbahen në Kosovë. Përmes postimeve në rrjetin social Facebook, Ambasadat kanë lajmëruar se procesi i votimit ka nisur që në orën 07:00.

Votimi ka filluar në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës. Shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar për votim në Ambasadat jashtë vendit, kanë filluar tashmë të hedhin votat. Në këtë proces kanë të drejtë vote mbi 19, 187 votues.

“Shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar për votim në Ambasadën tonë në Bruksel, kanë filluar tashmë të hedhin votat! Votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 ka nisur këtë mëngjes nëpër ambasadat dhe misionet e Republikës së Kosovës në mbarë botën.
Demokracia në veprim  çdo votë çon peshë!”shkruan Ambasada e Brukselit.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00. Ftojmë të gjithë votuesit e regjistruar me sukses që të marrin pjesë në votim, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ-ja, çdo votues duhet të jetë i regjistruar për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, dhe të posedojë një nga dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi.” shkruan Amabsada e Berlinit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top