Pesë përfaqësues të Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve i kanë dërguar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar mbledhjen e Këshillit të Imunitetit sot, për të diskutuar kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Bëhet fjalë për kërkesën e dytë të ngjashme nga anëtarët demokratë, të cilët argumentojnë se një javë është e mjaftueshme që të analizojnë provat e dosjes, e cila përbëhet nga mbi 10 mijë faqe, të cilat SPAK i ka bërë të disponueshme për shqyrtim.
“Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posaçme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;
Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që çështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve”, thuhet në kërkesën e demokratëve.
Nga ana tjetër, socialistët njoftojnë se shqyrtimi i kërkesës nga Prokuroria e Posaçme nuk do të zhvillohet përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pezullimin e anëtarit të qeverisë, çështje e cila pritet të shqyrtohet më 22 janar.