Po përgatisnin sulme terroriste për Krishtlindje, arrestohen 115 anëtarët në Turqi

Autoritetet në Turqinë fqinje kanë arrestuar 115 persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik, të cilët po planifikonin të kryenin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Turqi.

Siç njoftoi Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, policia mori informacion se anëtarë të Shtetit Islamik po planifikonin sulme në Turqi, kryesisht kundër jomuslimanëve, gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në total, u kryen bastisje në 124 vende në Stamboll, duke rezultuar në arrestimin e 115 nga 137 personat e kërkuar. Sipas zyrës së prokurorit, gjatë operacionit u sekuestruan disa pistoleta dhe municione.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top