Ndeshja e javës së 18-të të Superiores mes Elbasanit dhe Tiranës në “Elbasan Arena” u mbyll me barazim 1-1, por jo pa tension.
Pjesa e parë nuk pati ngjarje të veçanta, ndërsa emocionet u përqendruan në pjesën e dytë. Tirana kaloi e para në avantazh me golin e Tabekut, por më pas Elbasani fitoi një penallti. Gjyqtari Laver Alla nuk shqyrtoi situatën në VAR, gjë që nxiti pakënaqësi te bardheblutë, të cilët vendosën të braktisnin për disa minuta fushën si shenjë proteste. Penalltia u realizua nga Tsage, duke barazuar rezultatin, dhe pas rikthimit në fushë, rezultati mbeti 1-1.
Të dyja ekipet ndanë nga një pikë në këtë përballje. Elbasani mban vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Tirana mbetet në fund me 10 pikë.