Kongo ka mposhtur Beninin (1-0) në ndeshjen e Kupës së Afrikës të luajtur dje, por mbi rezultatin rëndon si një gur i rëndë një rast sa i pabesueshëm aq edhe fatkeq, që penalizoi “ketërat” e drejtuar nga gjermani Gernot Rohr: për shkak të një defekti të papritur, VAR-i pushoi së funksionuari dhe nuk ishte e mundur të vlerësohej një penallti e mundshme për një prekje të dyshimtë me dorë të Chancel Mbemba-s.
Arbitri mbeti i befasuar, por bëri të vetmen gjë të mundshme sipas rregullores: e ndërpreu përkohësisht lojën dhe, pas konsultimit me referentin e tij, njoftoi kapitenët se nga ai moment ndeshja do të vazhdonte “me sy”.
Një rrethanë që ka shkaktuar shumë polemika, duke qenë se pikërisht falë këtij episodi Kongo shmangu akordimin e një penalltie për Beninin. Dyshimet u shtuan edhe nga një detaj tjetër: VAR-i rifilloi të funksiononte pak më vonë… duke i lejuar arbitrit të ndërhynte në një situatë tjetër të dyshimtë, duke anuluar golin e dytë të Kongos.
🇨🇩🇧🇯Action qui fait polémique !
Main de Chancel Mbemba non sifflée… et une VAR hors service ❌
Erreur d’arbitrage ou décision logique ? 🤔 pic.twitter.com/2R8sT824vA— Sport News Africa (@snewsafrica) December 23, 2025
Episodi që shkaktoi protestat e Beninit
Rasti ndodhi në pjesën e dytë, me rezultatin 1-0 për Kongon dhe Beninin që shtynte për barazimin. Pikërisht gjatë një prej atyre aksioneve të tensionuara ndodhi episodi i skandalit: pas një goditjeje dënimi nga e djathta për Beninin, Mbemba kërceu në zonë dhe la përshtypjen se e preku topin me krah, por ishte e pamundur të verifikohej nëse kishte apo jo shkelje, sepse mbështetja teknologjike ishte jashtë funksionit. Protestat e kundërshtarëve nuk mjaftuan dhe as pamjet televizive nuk mundën ta shmangnin befasinë. Arbitri nuk ishte në gjendje të akordonte penalltinë.
Main dans la surface de Mbemba + cette faute mdrr les congolais remercier la VAR qui fonctionnais pas #CAN2025 pic.twitter.com/7ZILN6Ak1k
— KANKI SHOGŪN🎴 (@ThatBoy_Shifty) December 23, 2025
Sipas asaj që u raportua, sistemi VAR nuk funksiononte siç duhet. Skena ishte mjaft surreale: lojtarët e Beninit prisnin ndërhyrjen e VAR-it dhe që arbitri të shkonte në on-field review, por nuk ndodhi asgjë. Dy herë arbitri sudafrikan Abongile Tom shkoi pranë vijës anësore për të folur me arbitrin e katërt, përpara se të bisedonte shkurt me një delegat të Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF). Më pas thirri dy kapitenët në qendër të fushës për t’i informuar se VAR-i nuk ishte më funksional.
Rasti i dyshuar i prekjes me dorë nuk ishte i vetmi i kontestuar: Benini u ndje i grabitur edhe për një tjetër penallti të mundshme, për një faull mjaft të dukshëm pranë portës së Kongos.