Turpi Historik i ministrive tè kulturès, tè Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë: Per Betejn e Koshares dhe luften e ÙÇK -sè

Turpi Historik i ministrive tè kulturès, tè Qeverive të Kosovës
dhe Shqipërisë: Per Betejn e Koshares dhe luften e ÙÇK -sè

 

Heshtja e Qëllimshme ndaj Luftës së Kosovës
Heshtja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, e Ministrive të Kulturës dhe e Qendrave Kombëtare të Filmit në Prishtinë dhe Tiranë nuk është as rastësi dhe as paaftësi administrative. Ajo është një zgjedhje e vetëdijshme politike, e cila përbën turp historik dhe tradhti ndaj kujtesës së Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Për më shumë se një çerek shekulli, këto qeveri kanë refuzuar të përmbushin detyrimin e tyre minimal kombëtar: të ndërtojnë një narrativë filmike shtetërore për luftën, për dëshmorët dhe për betejat themeluese të lirisë së Kosovës. Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çeku, Mujë Krasniqi, Agim Ramadani dhe qindra luftëtarë të tjerë janë lënë jashtë ekranit shtetëror shqiptar, sikur sakrifica e tyre të ishte e turpshme për pushtetin.
Veçanërisht kriminale në aspektin moral është heshtja për Betejën e Koshares, momenti historik kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar i vendosur me dhunë dhe kur u dëshmua se bashkimi kombëtar nuk ishte slogan, por akt lufte dhe gjaku. Për këtë betejë nuk ekziston as sot një film shtetëror shqiptar, ndërkohë që Serbia ka prodhuar filma propagandistikë ku UÇK-ja shpallet terroriste dhe heronjtë shqiptarë kriminalizohen.
Kjo sjell një rrezik të tmerrshëm kombëtar: fëmijët tanë po rrezikojnë ta mësojnë betejen e Koshares dhe Luftën e Kosovës nga filmat serbë, duke u rritur me bindjen e rreme se çlirimtarët ishin terroristë dhe se agresori ishte viktimë. Kur qeveritë shqiptare heshtin, propaganda serbe flet me zë të lartë. Kur ministritë e kulturës mbyllin sytë, gënjeshtra institucionalizohet.
Kjo heshtje nuk buron nga mungesa fondesh, por nga mungesa e karakterit politik. Nga frika për të mos “prishur ekuilibrat” ndërkombëtarë. Nga pushtetarë pa atdhe, pa kujtesë dhe pa përgjegjësi historike, të cilët në rast lufte do të iknin me avion bashkë me paratë e vjedhura, duke lënë popullin dhe flamurin pas.
Pasojat janë katastrofike: deformim i kujtesës kolektive, relativizim i krimeve serbe, kriminalizim i luftës çlirimtare dhe dobësim i pozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Sot Serbia përpiqet të paraqitet si viktimë, ndërsa çlirimtarët shqiptarë gjykohen. Dhe kjo ndodh sepse shtetet shqiptare nuk kanë ndërtuar mbrojtjen e tyre kulturore dhe historike.
Heshtja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj Luftës së Kosovës është më shumë se neglizhencë: është faj historik. Historia do t’i gjykojë këto qeveri jo për atë që thanë, por për atë që nuk guxuan kurrë ta thonë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top