Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë të martesës, krim federal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, iu ka bërë thirre qytetarëve të tregojnë kujdes lidhur me e dokumentet e emigracionit, të cilat i realizojnë përmes martesave. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, amabsada njofton se mashtrimi me anë të martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit thuhet se ky veprim, mund të çojë në dënime serioze. Ajo u bën thirrje qytetarëvë të zgjedhin një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur” – shkruhet në njoftimin e ambasadës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top