Rama: Nuk ia heqim imunitetin Ballukut pa folur Kushtetuesja

Në episodin e kësaj të diele në podkastit “Flasim” kryeministri Edi Rama i dha përgjigje për herë të parë pyetjes se përse po e zvarrit çështjen e heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut në Këshillim për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Rama bëri të qartë se mazhroanca do ta thotë fjalën e saj pasi të ketë vendosur Gjykata Kushtetuese për çështjen e pezullimit nga detyra.

“Sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të “torturave” të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon”, – tha ndër të tjera Rama.

Pra, mazhoranca e ka shtyrë këtë çështje të paktën deri në 22 janar. Në këtë datë Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën për marrjen në shqyrtim në themel të pezullimit nga detyra nga ana e Gjykatës së Posaçme. Rama pretendon se pezullimi i një ministri nga gjykata është shkelje e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv. Në këtë seancë, përveç qeverisë, Kushtetuesja ka thirrur edhe përfaqësues nga Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, si dhe nga parlamenti e Presidenca si subjekte të interesuara.

Në 20 nëntor Kushtetuesja e pezulloi masën deri në shqyrtimin e plotë të çështjes duke e kthyer Ballukun në detyrë. Pas kësaj SPAK kërkoi një masë më të fortë duke kërkuar autorizim në Kuvend për arrestimin e Ballukut. Gjykata e Posaçme e Apelit e pezulloi gjithashtu vendimmarrjen për çështjen e pezullimit nga detyra deri në vendimin e Kushtetueses. Ndërkohë Balluku nuk mund të dalë jashtë vendit pasi pasaporta e saj mbetet e bllokuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top