“Prishën qetësinë para kryeministrisë”/ Policia padit Adriatik Lapajn dhe 9 të tjerë

Policia e shtetit njoftoi se ka paditur në prokurori kreun e partisë “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj pas tubimit të mbajtur të shtunën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para kryeministrisë. Bashkë me Lapajn kallëzim është bërë nga uniformat blu edhe për 9 persona të tjerë, thuhet në një njoftimin e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. L., J. Sh., A. H., D. K., A. B., E. Z., S. L., E. P., M. K. dhe A. K., pasi dyshohet se ditën e djeshme, kanë prishur qetësinë publike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – thuhet në njoftim.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Lapaj u shfaq një ditë më parë nga komisariati i policisë, ku deklaron se procedimin penal e ka marrë “si medalje”. Sipas tij, masa është marrë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Ai theksoi se protestat nuk do të ndalen dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimeve në sheshin përpara Kryeministrisë.

“Mora një tjetër medalje sot, e pesta, më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë, ju përshëndes,” u shpreh ai.

Lapaj vijon një protestë para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë për përfshirje në korrupsion.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top