Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi do të jetë opinionistja e re e Big Brother VIP 5. Ajo do t’i bashkohet në këtë rol opinionistit Arbër Hajdari, i cili mban këtë post për të pestin edicion radhazi.
Kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi ka bërë kalimin në botën e spektaklit pasi më parë ajo ka deklaruar se po xhiron një film për jetën e saj, që do të titullohet “Me fat”. Kryemadhi ka thënë se në këtë film ajo do të ketë një rol të rëndësishëm.