Bebe Rexha ju jep detyrë fansave t’ja gjejnë një burrë, kriteret i ka ‘modeste’

Bebe Rexha, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të folur për jetën e saj sentimentale. Përmes një postimi në rrjetin social X, ajo i është drejtuar drejtpërdrejt ndjekësve të saj, të njohur si “Rexhars”, duke kërkuar ndihmë për të gjetur partnerin ideal.

Në postim, Bebe ka zbuluar hapur kriteret që sipas saj duhet të plotësojë mashkulli që do të ketë pranë. Ndryshe nga pritshmëritë që shpesh lidhen me figurat publike, pamja perfekte nuk është vendimtare për të. Ajo shprehet se një partner që vlerësohet si 6 apo 7 nga 10 në dukje është mëse i mjaftueshëm, për aq kohë sa ka personalitet të fortë dhe autenticitet.

Sa i përket gjatësisë, këngëtarja ka një kërkesë të thjeshtë: partneri të jetë mbi 173 cm, kryesisht që të jetë më i gjatë se ajo.

Një nga pikat që ka ngjallur më shumë reagime në rrjet ka qenë qëndrimi i saj ndaj financave. Bebe thekson se kërkon një partner të suksesshëm dhe të pavarur ekonomikisht, duke nënvizuar se nuk pranon marrëdhënie ku ajo mban barrën financiare.


Përtej aspektit fizik dhe atij financiar, artistja thekson se karakteri dhe vlerat njerëzore janë thelbësore. Ajo kërkon një person të zgjuar, me moral të mirë, ambicioz dhe të motivuar për jetën, që di çfarë dëshiron dhe punon për të.

Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, duke e bërë Bebe Rexhën sërish qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top