Me apo pa Ballukun, deputetët e PS mblidhen sot për drekë festive në Berat

Belinda Balluku duket se nuk do të “dorëzohet” në SPAK të paktën deri fund të janarit. Kështu që socialistët po marrin kohë të bëjnë edhe festat dhe pastaj në varësi të asaj cfarë do të vendosë Edi Rama edhe do të veprojnë.

Sot Grupi Parlamentar i PS do të mblidhet për një drekë festive në qytetin e Beratit.

Siç mëson Lapsi.al nikoqiri i festës është ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, ndoshta edhe sponsori i ahengut.

Këtë organizim e kishin planifikuar ditën që Gjykata Kushtetuese do të shprehej nëse do të merrte apo jo në shqyrtim ankesën e Kryeministrisë për pezullimin e Ballukut.

Sic Lapsi.al raportoi atë ditë, festa u shty me kërkesë të Ramës. Ndërkohë në festën e sotme nuk dihet ende nëse do të marrë pjesë Rama dhe e pandehura Belinda Balluku.

Sidoqoftë festë do të ketë edhe pa praninë e tyre e me siguri do të ngrihet ndonjë dolli për shëndet dhe pa telashe me SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top