Gazetari anglez David Ornstein e lëshoi një bombë mbrëmë, pasi njoftoi publikun se Manchester City po përgatitet për largimin e mundshëm të Pep Guardiolës në fund të këtij sezoni, përcjell Gazeta Metro.
Ornstein tha se City po përgatitet për ikjen e mundshme të trajnerit spanjoll, mirëpo nuk dihet ende nëse ka marrë vendim përfundimtar për ta mbaruar misionin në Angli.
Por, në rast të tërheqjes së Guardiolës nga City, klubi anglez po monitoron një sërë kandidatësh për ta zëvendësuar dhe Enzo Maresca i Chelseat është po ashtu në këtë listë. Maresca ka qenë edhe asistent i Guardiolës më parë.
Manchester City këtë vit është në garë për titull, sado që Arsenal është në vendin e parë dhe duket se ka ekip të fortë. Por, në rast të largimit, sigurisht se Guardiola do të bëjë çmos ta fitojë një trofe të madh këtë vit, qoftë Premier League ose Champions League.
🚨 EXCL: Enzo Maresca high among candidates Manchester City considering in case Pep Guardiola exits next summer. #MCFC advancing contingency work for possibility of manager change – 45yo #CFC coach prominent alongside other potential options @TheAthleticFC https://t.co/nbrXrvHpIt
— David Ornstein (@David_Ornstein) December 18, 2025