Futbollisti që luan në Rusi, Mirlind Daku dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti e ka ndarë lajmin e gëzuar të zgjerimit të familjes me postime në rrjetet sociale. Mirlindi ka postuar foton ku ka zbuluar shumë pak nga portreti i vogëlushes dhe shkruan:
“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, duke zbuluar edhe emrin e veçantë.
Kuptohet që emri i veçantë është një bashkim i emrave të tyre.
Kurse Vesa shkruan: “Mirë se na erdhe qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë.”
