Plani, dhurimi i ushqimeve do të përjashtohet nga taksat

Produktet ushqimore me afërsi date skadence në vend trajtohen me dy forma: ose lihen të skadojnë dhe nxirren jashtë përdorimi pa paguar taksa ose nëse dhurohen paguhen taksa.

Një situatë e tillë favorizon më shumë biznesin që ta lerë atë të skadojë duke mos nxitur kështu dhurimin e për rrjedhojë të krijohen më shumë mbetje ushqimore. Në Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve sjell në vëmendje këtë aspekt duke nënvizuar se një ndërhyrje ligjore për lehtësimin e dhurimit të ushqimit mund të kishte efekt pozitiv.

“Praktika aktuale tregon se për shkak të TVSH-së shpesh është më e lirë për bizneset të hedhin ushqimin sesa ta rishpërndajnë atë.

Në përputhje me qëllimin e DKM-së së re të BE-së, për reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe për mbështetjen e objektivit të rishpërndarjes së ushqimit të tepërt për konsum njerëzor, do të aplikohet ndryshimi i ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar ashtu edhe ligjit për tatimin mbi të ardhurat, me qëllim përjashtimin e dhurimeve të ushqimit nga TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat.

Dhurimi i ushqimit në pikat sociale, është pjesë e objektivave për reduktimin e ushqimit prej 30% në nivelin e shitjes me pakicë, të parashikuara deri në vitin 2035” thuhet të dokument.

I njëjti sjell në vëmendje se vende të ndryshme të Bashkimit Europian për të inkurajuar dhurimin e ushqimit kanë investuar në një sërë aspektesh si :

“Banka e Ushqimit në Shqipëri është pjesë e Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit. Kjo iu jep bizneseve mundësinë e bashkëpunimit me Bankën e Ushqimit duke mundësuar shpërndarjen në sasi të ushqimit tek njerëzit në nevojë.

Këto qasje ndihmojnë në devijimin e ushqimit të konsumueshëm nga asgjësimi në landfill dhe të përdoren. Megjithatë, aktualisht, Shqipëria nuk ka një kuadër ligjor dhe rregullator të posaçëm për nxitjen e dhurimeve të ushqimit” thuhet në program./MONITOR

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top