Meg Ryan reagon pas vdekjes tragjike të Rob dhe Michele Reiner

Meg Ryan ka reaguar për herë të parë pas vdekjes tragjike të regjisorit legjendar Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij, Michele Singer Reiner.

“Oh, sa shumë do të na mungojë ky njeri,” shkroi aktorja 64-vjeçare në Instagram, duke publikuar një foto ku shfaqet duke kërcyer me Reiner.
“Faleminderit, Rob dhe Michele, për mënyrën se si besuat në dashurinë e vërtetë, në përralla dhe në të qeshurën. Faleminderit për besimin tuaj tek më e mira te njerëzit dhe për dashurinë tuaj të thellë për vendin,” shtoi ajo.

Ryan, e cila luajti rolin e Sally Albright përballë Billy Crystal në komedinë romantike ikonike When Harry Met Sally(1989), e përshkroi humbjen si një “tragjedi e pabesueshme”.

“Dua të besoj se historia e tyre nuk do të përfundojë me këtë tragjedi të pabesueshme, por se nga kjo do të vijë diçka e mirë, një ndërgjegjësim më i madh,” shkroi ajo. “Mendoj se ata do të donin që kjo të sillte shpresë, humanizëm dhe më shumë mirëkuptim mes nesh.”

Rob dhe Michele Reiner u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre në Brentwood, Kaliforni, më 14 dhjetor. Djali i tyre, Nick Reiner, 32 vjeç, është arrestuar dhe akuzohet për dy vrasje të shkallës së parë.

Edhe Billy Crystal, së bashku me miq të tjerë të njohur si Albert Brooks dhe Larry David, nderuan kujtimin e çiftit përmes një deklarate të përbashkët, duke e përshkruar Rob Reiner si një “një nga tregimtarët më të mëdhenj të kinemasë” dhe Michele-n si një forcë frymëzuese.

Historia e dashurisë së Rob dhe Michele pati ndikim edhe në fundin e filmit When Harry Met Sally. Vetë Reiner kishte pranuar se ndryshoi përfundimin e filmit në një version më të lumtur pasi u dashurua me Michele gjatë xhirimeve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top