Leonardo DiCaprio: Nuk e kam parë kurrë “Titanic” pas premierës

Leonardo DiCaprio ka habitur fansat duke zbuluar se nuk e ka rishikuar kurrë filmin legjendar Titanic (1997), pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm që pati në mbarë botën.

Aktori 51-vjeçar e bëri këtë rrëfim gjatë një bisede me Jennifer Lawrence në kuadër të programit Actors on Actors të Variety dhe CNN. Kur u pyet nga Lawrence nëse e kishte parë ndonjëherë filmin pas publikimit, DiCaprio u përgjigj shkurt: “Jo, nuk e kam parë prej shumë vitesh.”

Jennifer Lawrence, 35 vjeçe, e nxiti duke i thënë se tani mund ta shihte si një film të zakonshëm dhe se ishte ende shumë i bukur. Megjithatë, DiCaprio shpjegoi se zakonisht nuk i shikon filmat e tij, edhe pse pranoi se ndonjëherë ka parë disa prej tyre.

Nga ana e saj, Jennifer Lawrence tha se as ajo nuk ka zakon të rishikojë filmat ku ka luajtur, duke shtuar me humor se po të kishte bërë një film si Titanic, ndoshta do ta shikonte. Ajo rrëfeu gjithashtu se hera e fundit që kishte parë një film të sajin ishte American Hustle (2013), dhe atëherë kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë bisedës, Lawrence ndau edhe një episod gazmor nga xhirimet e The Hunger Games: Catching Fire, kur kishte marrë gabimisht një ilaç gjumi para xhirimeve dhe kishte pasur vështirësi të përqendrohej dhe të mbante mend tekstin.

Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence kanë bashkëpunuar më parë në filmin Don’t Look Up (2021) dhe pritet të ribashkohen sërish në filmin e ri të Martin Scorsese, What Happens at Night.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top