SPAK kontrolle në banesën e Mirlinda Karçanajt, Ergys Agasit e Ermal Beqirit

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontrolle të disa biznesmenëve, zyrtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe bashkëpunëtorëve të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, të shpallur në kërkim si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.

Dy biznesmenët akuzohet se përmes pengmarrjes e shantazheve kanë detyruar Gerond Meçen të tërhiqej nga tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Referuar dokumenteve, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesa për kontroll personal dhe të banesës për shtetasit Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Kreshnik Tërnova, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektit ”Merkaj 3’, informon gazetarja Klodiana Lala.

Ndërsa është ushtruar kontroll në banesat e Ergys Agasit, Ermal Beqirit, drejtoreshës së AKSHIT, Mirlinda Karcanaj dhe zëvendëses së saj Hava Delibashi, si dhe 4 të dyshuarve të tjerë.

Mësohet se gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan materiale si dhe celularë e pajisje kompjuterike, të cilat mendohet se do t’i shërbejnë hetimit.

Kontrollet kanë p[përfunduar mbrëmjen e së martës dhe pajisjet kompjuterike janë dërguar për ekspertim.

Nga hetimet e SPAK, rezultoi se grupi kriminal rrëmbeu për disa orë biznesmenin Gerond Mece, të cilin përmes kërcënimit e detyruan të hiqte dorë nga ankimet për disa procedura tenderuese.

Me ndihmën e drejtueseve të AKSHTI, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë të tillë që fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit, ndërsa dyshohet se grupi ka pastruar miliona euro.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top