Leonardo DiCaprio: “Nuk do të doja kurrë të bëhesha regjisor”

Leonardo DiCaprio ka bërë të qartë se nuk ka plane të kalojë pas kamerës si regjisor, duke theksuar se nuk e sheh veten të aftë të arrijë nivelin e bashkëpunëtorit dhe mentorit të tij shumëvjeçar, Martin Scorsese.

Aktori 51-vjeçar foli për këtë gjatë një bisede publike me regjisorin legjendar në eventin “A Year in TIME”, të mbajtur më 10 dhjetor në New York.

“Disa njerëz më kanë pyetur nëse dua të bëhem regjisor, por unë u them: ‘Nuk do të doja kurrë të bëhesha regjisor. Nuk mund të bëj asgjë që t’i afrohet asaj që bën Martin Scorsese. Pse duhet ta bëja?’”, u shpreh DiCaprio.

Megjithatë, fituesi i çmimit Oscar pranoi se, duke parë pas në kohë, do të kishte dashur të ishte më shumë vëzhgues i procesit të xhirimit, veçanërisht gjatë bashkëpunimeve të tij me Scorsese-n.

“Ti luan personazhe dhe përpiqesh të hysh sa më thellë në shpirtin e tyre. Do të doja të kisha qenë më shumë një vëzhgues… të shihja se çfarë bën ti pas kamerës,” i tha ai Scorsese-s.

“Nëse kthehem pas, do të doja të kisha vëzhguar më shumë procesin prapa kamerës,” shtoi aktori.

DiCaprio dhe Scorsese, 83 vjeç, kanë realizuar deri tani gjashtë filma së bashku, ndërsa i shtati është aktualisht në proces. Aktori e përshkroi bashkëpunimin e tyre si një proces intensiv përgatitor, që shpesh zgjat me muaj.

“Ky ka qenë procesi ynë: muaj të tërë përgatitje, diskutime, debate, pyetje dhe kundërshtime për mënyrën se si duhet trajtuar një histori – ndonjëherë duke zgjedhur një drejtim jo të dukshëm,” shpjegoi ai.

Aktori shtoi se puna në filmin e ri që po realizojnë së bashku ka qenë “një nga përvojat më të thella mësimore” të karrierës së tij.

DiCaprio e cilësoi bashkëpunimin me Scorsese-n si një nga momentet më krenare të jetës së tij profesionale.

“U rrita duke parë filma që në moshë shumë të vogël. Babai im më çoi të shihja filmat e Martit dhe të Robert De Niro-s dhe më tha: ‘Nëse ka dikë me të cilin duhet të synosh të punosh një ditë, është ky zotëri.’ Kështu e njoha punën e tij shumë herët,” tregoi aktori.

Dyshja bashkëpunuan për herë të parë në vitin 2002 me filmin “Gangs of New York”, për të vijuar më pas me tituj të suksesshëm si The AviatorThe Departed dhe Killers of the Flower Moon.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top