Nis zbatimi i marrëveshjes/ 200 shqiptarë të burgosur në Angli kthehen të vuajnë dënimin në Shqipëri

Shqipëria do të fillojë zbatimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe për transferimin e 200 të burgosurve që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë. Ata do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai britanik Rishi Sunak e firmosën këtë marrëveshje në dhjetor 2022.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë.

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:

Në vijim të komunikatës së përbashkët të nënshkruar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak në dhjetor 2022, si dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023, Shqipëria do të fillojë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top