Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po përballet me mori kritikash në Britani, pasi deklaratat e tij për luftën në Gaza janë interpretuar nga përfaqësues të komunitetit hebraik si të rrezikshme dhe nxitëse në një klimë tashmë të tensionuar sigurie, transmeton Gazeta Metro.
Këshilli Përfaqësues Hebraik i Mançesterit të Madh dhe Rajonit, përmes një letre drejtuar klubit, e akuzon Guardiolën se me fjalët e tij ka “vënë në rrezik jetën e hebrenjve britanikë”, duke theksuar se trajneri spanjoll ka treguar mungesë ndjeshmërie pas sulmit terrorist në sinagogën hebraike në Heaton Park.
Në atë sulm, dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë pas një sulmi me makinë dhe thikë, ndërsa autori, Jihad Al-Shamie, u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje.
Sipas këshillit, Guardiola nuk e përkujtoi publikisht këtë tragjedi, ndryshe nga klube të tjera të mëdha, përfshirë rivalët e Manchester United.
Ndërkaq deklarata e trajnerit ishte pak javë pas sulmit ku Guardiola zgjodhi të flasë hapur për Gazën.
“Bota e ka lënë Palestinën të vetmuar dhe ne nuk kemi bërë absolutisht asgjë. Ata nuk janë fajtorë që kanë lindur atje. Të gjithë ne i kemi lejuar ata (Izraelin) ta shkatërrojnë një popull të tërë. Dëmi tashmë është bërë dhe është i pariparueshëm”, ishte shprehur trajneri.
Deklaratat u ashpërsuan edhe më tej kur Guardiola theksoi se “prej një kohe shumë të gjatë, ne kemi lejuar shkatërrimin e një populli të tërë sepse ata thonë ‘mos e përdorni fjalën gjenocid. Është jashtëzakonisht e dhimbshme ajo që shohim në Gaza, më dhemb i gjithë trupi” nga pamjet e luftës”, u shpreh trajneri ku për këtë deklaratë edhe u kryqëzua me një letër tërbuese.
Këto deklarata kanë hapur një debat të gjerë në Britani mbi rolin e figurave publike në konfliktet ndërkombëtare, me kritikët që argumentojnë se fjalët e Guardiolës, të thëna nga një figurë me ndikim global.