David dhe Victoria heqin dorë nga pajtimi me Nicola Peltz

Sipas raportimeve të fundit, David dhe Victoria Beckham kanë vendosur të mos përpiqen më për të rregulluar marrëdhënien me nusen e tyre, Nicola Peltz, ndërsa fokusohen vetëm tek djali i madh, Brooklyn. Por burime pranë tyre paralajmërojnë se kjo qasje mund ta dëmtojë edhe më shumë familjen.

Daily Mail shkruan se Beckham-ët po tregojnë publikisht më shumë dashuri për Brooklyn-in në rrjetet sociale, duke shpresuar të zbusin konfliktin. Megjithatë, sipas një burimi, kjo strategji është e gabuar:

“Të përpiqesh të krijosh një distancë mes Brooklyn dhe Nicola-s vetëm sa do ta largojë atë edhe më shumë. Po shkojnë me shpejtësi në drejtimin e gabuar.”

Marrëdhënia e tensionuar po i dhemb shumë David dhe Victoria Beckham, sidomos pasi Brooklyn ka munguar në ngjarje të rëndësishme për familjen. Një burim tjetër i tha The Sun:

“Mungesa e tij ka ndikuar shumë në ditët e veçanta – ceremoninë e titullit të nderit – dhe tani edhe në Krishtlindje.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top