Pas paralajmërimit të Berishës, mblidhet sot Kryesia e PD

Mblidhet sot Kryesia e Partisë Demokratike. Siç paralajmëroi dje Sali Berisha gjatë turit të takimeve me qytetarët, nga Elbasani bëri të ditur se nesër mblidhet kryesia e PD-së për të vendosur datën e fillimit të protestave.

Kreu i PD-së u ndal tek zgjedhjet e 11 majit që i cilësoi farsë duke u shprehur se “zgjedhjet nuk janë zgjedhje kur qeveria përdor të gjithë forcën e ekzekutivit, me dhjetëra mijëra punësime të përkohshme, leje ndërtimi, certifikata pronësie, leje legalizimi e etj, për të marrë votat. Nesër në drekë mblidhet kryesia e PD-së. Vendoset me urgjencë për fillimin e revoltave e protestave”, u shpreh Berisha duke theksuar se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e qeverisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top