iPhone 17 Pro Max të artë me vlerë mbi tre mijë euro. Futbollistët e Barcelonës i kanë marrë pas ndeshjes së Champions League të fituar kundër Eintracht Frankfurt. Dhe jo, nuk ka qenë një lloj shpërblimi/bonusi i marrë nga shoqëria për suksesin në Kupë. Ka qenë një dhuratë që u është bërë nga GSA Motors, një kompani e Emirateve të Bashkuara Arabe që operon në sektorin automobilistik duke u marrë me qira fleksibël dhe shitje të veturave luksoze. Një dhuratë shumë e pëlqyer dhe e papritur, aq sa të linte të habitur edhe drejtuesit e shoqërisë katalanase, duke qenë se nuk ka asnjë partneritet komercial në fuqi. Ai që dorëzoi paketat që përmbanin aksesoret te Barcelona ishte një prej menaxherëve i përshkruar si shumë afër bordit drejtues të kompanisë arabe.
Barcelona, dhurata e kushtueshme e marrë nga futbollistët
Në axhendën e stërvitjeve në Ciutat Esportiva nuk ishte e programuar asnjë seancë për futbollistët që vinin nga lodhjet e Kupës. Ata që u paraqitën pranë strukturave të shoqërisë blaugrana e bënë këtë për të kryer të ashtuquajturin “punë shkarkimi dhe rikuperimi” pas ndeshjes me gjermanët. Dhe para se të hynin në palestër, pati dorëzimi i pajisjeve të cilat, sa i përket çmimit, nuk janë aspak të përballueshme për të gjithë.
Në kuti çdo lojtar gjeti versionin e personalizuar të modelit, versioni i fundit i Apple: në pjesën e pasme të telefonit janë të shënuar emri dhe numri i fanellës, përveç stemës së Barcelonës dhe logos së GSA Motors. Dani Olmo, Marc Casadó, Gerard Martín, Gavi, Szczesny, Koundé dhe Ter Stegen janë disa prej lojtarëve të skuadrës që kanë marrë dhuratën e mrekullueshme. Dhe të gjithë të tjerët që nuk ishin të pranishëm? Nuk do të mbeten pa gjë… mund ta marrin celularin kur të marrin pjesë në stërvitje.
Nuk është hera e parë që katalanasit marrin dhurata të tilla
Te Barcelona janë mësuar me improvizime të tilla. Një shoqëri e madhe dhe historike si ajo katalanase shpesh e ka parë emblemën e saj të shoqëruar me brandet më të rëndësishme në panoramën ndërkombëtare. Vitin e kaluar, me rastin e Kupës së Spanjës të zhvilluar në Arabinë Saudite, të gjithë përbërësve të skuadrës iu dorëzua një tjetër model celulari (edhe atëherë me ngjyrë të artë): rolin e mikpritësit bujar dhe dorëlëshuar e luajti International Data Group (IDG).
Deri këtu dhuratat që vijnë nga jashtë, por, duke gjykuar nga pasuria e disa pagave, vëmendje të tilla kanë ndodhur edhe mes shokëve të skuadrës. Pak më shumë se një vit më parë, Raphinha shpenzoi 10 mijë euro për t’i dhuruar Lamine Yamal një telefon me ngjyrë ari. Si e motivoi ai këtë akt bujarie? Për punën e shkëlqyer të kryer dhe për marrjen e Trofeut Kopa.