Berisha: Rama përgjegjës për kërcënimet ndaj gazetarit Osman Stafa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media dënoi ashpër kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa, duke e cilësuar atë si një akt që, sipas tij, vjen nga struktura të lidhura me pushtetin.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama “do të mbajë përgjegjësi për çdo kërcënim dhe çdo shqetësim” ndaj gazetarit Stafa, ndërsa kërkoi që autorët të identifikohen sa më shpejt.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te raste të tjera që tregojnë një “klimë presioni dhe kërcënimesh ndaj gazetarëve”.

FJALA E BERISHËS:

E paralajmëroj Edi Ramën se çdo kërcënim dhe çdo shqetësim që mund t’i krijohet gazetarit Osman Stafa, do mbahet ai vetë direkt përgjegjës.

Të gjejë me shpejtësi autorin e kërcënimit.

Kjo klimë kërcënimi ndaj gazetarëve është element kryesor i narko-regjimit.

Mos harroni se një koleg i juaj u rrëmbye në mes të bulevardit nga Altin Troplini, nga Poja i Skapit, që flet sot në Durrës.

Thuaju durrsakëve pse e mbajte në xhep mandat-arrestin e Elvis Doçit?

Se pashë një titull që po fliste në Durrës.

Ndjek Edi Ramën me klimë terrori ndaj gazetarëve.

Rrëmben gazetarin në mes të bulevardit apo në kafene pse kishte video për Edi Ramën në dokumentet e tij.

Dhe në çdo dalje do thoshte që kemi presione dhe rreshtonte edhe gazetarët për presione.

Cili gazetar të ka bërë presion për një kriminel ty?

Apo e quan presion kur denoncojnë lidhjet e tua me krimin.

Dhe këto i quajnë presione ata.

Pra, një klimë mafioze.

Të njëjtën gjë ka bërë me Lapsin.

Kur Lapsi publikoi të dhënat, listën e patronazhistëve, shtiu hanxharët e tij të krimit mbi Lapsin.

Pra, kjo është një klimë në narkoshtet dhe kësaj klime i prin, e frymëzon, e udhëheq Edi Rama.

Ndaj dhe i kërkoj me urgjencë të gjejë autorin që ka kërcënuar gazetarin Osman Stafa.

Se për Ranuçin po e gjejnë, u arrestua në Dubai ai, Sinomati, por Antimafia Italiane është tjetër dhe pritet të zbardhet e gjithë skema se si u kërcënua, si u hodh në erë makina e gazetarit kur aty afër po kalonte vajza e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top