Dua Lipa “rrëmben” një minutazh në filmin Barbie

Dua Lipa ka njoftuar se kënga e saj e parë origjinale nga kolona zanore e Barbie do të publikohet këtë javë. Filmi “Barbie” nga Greta Gerwig është ende një muaj larg, por Dua Lipa ka zbuluar një pjesëz nga klipi. Me anë të një videoje në rrjetet sociale që nis me një nga skenat më virale, heqjen e këpucëve rozë, ylli i muzikës ka lajmëruar se do të sjellë një këngë për filmin.

“Kjo Barbie do të publikojë një këngë këtë javë. Mesnatën e së premtes”, shkruan Dua.

Kënga e titulluar “Dance The Night” do të publikohet më 26 Maj dhe do të jetë pjesë e albumit muzikor që do të prodhohet për filmin e shumëpritur. Kujtojmë se Dua Lipa do të luajë rolin e Barbie sirenë në këtë film përkrah yjeve protagonistë Margot Robbie e Ryan Reynolds.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top