Van Dijk në siklet kur sheh direkt në TV kapjen nga Bastoni të Wirtz: “Ji i sinqertë”

Çështja e nxehtë e së martës në Champions ka qenë padyshim ajo që lidhet me penalltinë e akorduar për Liverpool në “Meazza” kundër Inter dhe më pas e realizuar nga Szoboszlai. Kapja e lehtë në zonë nga Bastoni ndaj Wirtz nuk bind askënd dhe shumë janë pyetur se si bëri VAR ta vlerësonte si faull atë ndërhyrje. Mbrojtësi zikaltër e mban nga fanella yllin e Liverpool, por ai kontakt nuk justifikon rënien qartësisht të theksuar nga vetë Wirtz. Bastoni u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndoshta më shumë për protesta, por dyshimet se ishte një vendim i gabuar mbeten.

Dhe pas ndeshjes, mes analizave të opinionistëve dhe ekspertëve arbitrorë, edhe Virgil Van Dijk, lideri dhe kapiteni i këtij Liverpool, u thirr për të analizuar më mirë atë kapje. Mbrojtësi i “Reds”, drejtpërdrejt në tv në Sky, iu përgjigj pyetjes së saktë kur iu kërkua të jepte një gjykim për atë ndërhyrje. “Nuk e pashë”, tha menjëherë Van Dijk, duke ftuar indirekt regjinë që ta transmetonte. Pasi pa pamjet, shikimi i holandezit foli vetë. Gazetari nuk u përmbajt: “Ji i sinqertë…”.

Van Dijk i “tradhëtuar” nga mimika
Van Dijk përpiqet të ndërmjetësojë sa mundet, por mimika e tij e fytyrës tregon shumë. Nuk duket qartësisht i bindur për atë ndërhyrje, por në njëfarë mënyre duhet të gjejë një justifikim: “Nuk e di – përgjigjet. – Arbitri e ka akorduar. Le të themi që duhet të kishte vlejtur goli që shënuam, është një lloj kompensimi, më e drejtë kështu”. Van Dijk i referohet golit të anuluar të “Reds”, që gjithashtu kishte shkaktuar pakënaqësi, këtë herë nga pankina angleze, që kundërshtoi vendimin e gjyqtarit. Për këtë arsye holandezi flet për kompensim.

Për pjesën tjetër, analiza e Van Dijk për ndeshjen është të paktën perfekte: “Është një moment i vështirë, po përpiqemi të gjejmë vazhdimësinë, ishte bukur të fitonim këtu, në Milano ku debutova duke luajtur kundër Milan, dhe më tepër kundër Inter që është një skuadër shumë e mirë – tha ai, duke u përballur më pas edhe me çështjen Salah, në përplasje me Slot dhe i papërfshirë në sfidën e ‘San Siros’. – Nuk ka ndryshuar asgjë, të gjithë ishim të përqendruar në këtë ndeshje, për të mposhtur Inter, tani përqendrohemi te Brighton, është e vetmja gjë që kemi në mendje, asgjë nuk ka ndryshuar”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top